Pajtueshmëria me GDPR

Ne përdorim cookies për t 'u siguruar që të marrësh përvojën më të mirë në faqen tonë të internetit. Duke vazhduar të përdorni faqen tonë, ju pranoni përdorimin tonë të cookies, politikën e privatësisë dhe kushtet e shërbimit.

KES

Çfarë po kërkon?

Dizenjuar për këdo!

Nga individët që gjurmojnë shpenzimet dhe mirëmbajtjen e automjeteve deri te bizneset që duan të automatizojnë operacionet e flotës së makinave, Auttom ka një zgjidhje.

Gjurmuesi i shpenzimeve dhe mirëmbajtjes së automjetit për individët

Individë - Mirëmbajtja e Automjeteve

Nëse dëshironi të mbani makinën tuaj nën kontroll, Auttom është aplikacioni ideal. Me pajisjen GPS Auttom, ju monitoroni vendndodhjen në kohë reale, konsumin e karburantit dhe planifikoni serviset – gjithçka nga telefoni juaj. Perfekt për përdorim personal apo për shoferë të pavarur si Uber, Bolt dhe taksitë, Auttom ju ndihmon të kurseni dhe të menaxhoni makinën me lehtësi.

Fillo tani
Menaxhimi i flotës dhe sistemi GPS

Menaxhim flote të Automjeteve

Nga shërbimet e taksive dhe makinat me qira, deri te logjistika, kamionët, transporti i rëndë, shërbimet postare, emergjencat dhe transporti publik — Auttom ofron zgjidhje të avancuara për GPS, telematikë, menaxhim flote dhe automatizim operacioni, duke ndihmuar biznesin tuaj të funksionojë më shpejt, më saktë dhe më me efikasitet.

Shiko më shumë
Taksitë për kompanitë e taksive

Kompanitë e Taksive

Integroni centralin VOIP, komunikimin në kohë reale me taksimetrin, gjurmimin GPS, sensorët e prezencës dhe dërgimin automatik të porosive, së bashku me aplikacionin për shoferët dhe klientët tuaj. Optimizoni lëvizjet e flotës për shërbim më të shpejtë të klientit, efikasitet dhe fitim më të lartë.

Shiko më shumë
Softuer për menaxhimin e makinave me qira

Kompanitë e Makinave me Qira

Automatizo menaxhimin e makinave me qira me Auttom, sistem inteligjent rezervimesh dhe disponueshmërie, gjurmim flote në kohë reale, sensorë kofano, karburanti dhe njoftime automatike për shpejtësi të tejkaluar, frenime te forta apo mirëmbajtje. Kontroll total mbi prenotimet, klientët, të ardhurat dhe shpenzimet për një përvojë moderne, profesionale çon biznesin tënd në nivelin tjetër.

Shiko më shumë
sisteme tregtare automobilistike

Tregtarët Automotivë

Menaxho klientët, shërbimet dhe rrit biznesin tënd me Auttom. Nga kompanitë e sigurimeve, furnizuesit e pjesëve të këmbimit dhe serviset automjeteve deri te lavazhot e makinave, makinat me qira, gomisteri dhe karroatrec, Auttom ndihmon në automatizimin e operacioneve dhe rritjen e te ardhurave

Na kontakto
zgjidhje të personalizuara automobilistike

White Label – Zgjidhje Automotive

Operatorët automobilistikë mund të promovojnë dhe menaxhojnë shërbimet në mënyrë digjitale dhe plotësisht të personalizuar në web dhe aplikacion. Zgjidhje e personalizuar, e dizajnuar për digjitalizimin e shërbimeve dhe programeve të besnikërisë brenda ekosistemit automobilistik.

Na kontakto

Efikasitet dhe siguri me Auttom.

Sistemi i Porosive

Shpërnda, gjurmo dhe menaxho porositë në sekond me Auttom Dispatch System, së bashku me shoferët dhe ekipin.

Automatizimi i Rezervimeve

Menaxho rezervimet e makinave me qira, automatizo prenotimet, gjurmo disponueshmërinë e flotës pa emaile të gjata me klientët — të gjitha nga një platformë e vetme.

GPS & Sensorët

Gjurmo vendndodhjet live, rrugët, merr njoftime në kohë reale për sensorët e pasgjerëve, shpejtësinë, kofanon dhe frenimet e ashpra për një kontroll të plotë të flotës.

Taksimetri

Komunikim në kohë reale me taksimetrin, merr vlerat e itinerarit të përshkuar dhe menaxhimo me saktësi tarifimin.

Performanca e Flotës

Monitoro mirëmbajtjen e automjeteve, merr njoftime për taksat dhe siguracionin, gjurmo të ardhurat dhe shpenzimet, dhe optimizo performancën e flotës.

Analiza dhe Raporte

Njohuri në kohë reale e performancës dhe treguesve kryesorë të flotës tuaj për vendime të informuara dhe të bazuara në të dhëna.

Pyetje të shpeshta:

  • Si të filloj me Auttom?

    Thjesht regjistrohu me një llogari në platformën tonë, zgjidh profilin që i përshtatet nevojave tuaja dhe ndiqni udhëzuesin hap pas hapi për konfigurimin e automjetit ose flotës tuaj. Për Kompanitë sugjerojmë të na kontaktoni për të ndihmuar në konfigurimin dhe integrimin e duhur.

  • A ofrohet një provë falas?

    Po, Auttom ofron një version totalisht falas për individët dhe nje provë 14-ditore falas pa nevojën e një karte krediti. Mund të eksplorosh të gjitha veçoritë gjatë kësaj periudhe.

  • Çfarë pajisjesh apo softueri kërkohet për të përdorur Auttom?

    Auttom është i bazuar në cloud dhe mund të aksesohet përmes një shfletuesi në internet ose aplikacioni celular. Për gjurmimin GPS, në varësi të automjetit tuaj, verifikohet paisja që mund të duhet të instalohet në automjetet tuaja.

  • A ofron Auttom Suport për klientët?

    Po, jemi krenarë për cilësinë e Suportit tonë. Një ekip i dedikuar asistence është në dispozicion për t'ju ndihmuar me konfigurimin, zgjidhjen e problemeve dhe çdo pyetje që mund të kesh. Na kontakto përmes emailit ose telefonit.

  • A mund të integrohet Auttom me sisteme të tjera?

    Auttom mbështet integrimin me sisteme të ndryshme të palëve të treta, duke përfshirë, platformat GPS, Telefonie VOIP, softuerin financiar, CRM / ERP, apo cdo tjetër për të thjeshtuar operacionet tuaja.

  • A mund te importoj të dhënat e mia në Auttom?

    Po, Auttom ju lejon të importoni të dhëna të ndryshme si automjetit, shoferët, shpenzimet dhe çdo të dhënë lehtësisht. Ju mund të ngarkoni skedarë në formatet e cilësuara, duke siguruar një tranzicion të qetë pa humbur informacione të rëndësishme.

  • A mund të eksportoj të dhënat e mia nga Auttom?

    Patjetër! Detajet dhe të dhënat mund t 'i eksportosh në mënyra të ndryshme duke e bërë të lehtë analizimin, ndarjen ose integrimin me sisteme të tjera.

  • A janë të sigurta të dhënat e mia me Auttom?

    Patjetër. Auttom përdor enkriptim të avancuar dhe masa sigurie të dhënash për të garantuar që informacioni juaj të jetë konfidencial dhe i mbrojtur.

  • Çfarë planesh tarifore ofron Auttom?

    Auttom ofron plane fleksibël çmimesh në bazë të madhësisë së flotës dhe veçoritë që të duhen. Kemi një model transparent çmimesh dhe nuk ka tarifa të fshehura. Na kontakto për informacion të detajuar.

Çfarë thonë klientët:

“Platformë fantastike për menaxhimin e shërbimit taksi. Ka lehtësuar të gjitha proceset e punës duke bërë ato më të shpejta dhe më të sakta për klientët tanë. Sistemi i tyre i centralizuar përfshin GPS, Menaxhimi i Flotës dhe Stafit, Sensorët e prezencës etj. Zgjidhjet e porosive të lidhura me aplikacionin e shoferëve janë tërësisht të automatizuara. Ekip super profesionist Auttom..."

Kristo JANO
CEO, KUQ E ZI TAXI.

“Si një biznes me Makinash me qira, kemi parë një përmirësim të ndjeshëm duke integruar GPS dhe Sistemin e rezervimve të makinave me qira me Auttom.
Gjurmimi i vendndodhjes GPS është shumë i saktë sensori i kofanoes apo gjeofencs janë elementë kyce për sigurinë e automjeteve tona..."

Fabio.
CEO, Albaride Rentals

“Pas kalimit në sistemin e Dispecerise të Auttom, kemi parë një përmirësim të dukshëm në efikasitetin tonë operacional. Sistemi na lejon të pranojmë më shumë prenotime dhe zvogëlon ndjeshëm ngarkesën tonë të qendrës së thirrjeve. Të impresionuar me Suportn e tyre të shkëlqyer për klientët.
Falë Auttom, jemi duke tejkaluar pritshmëritë e klientëve!”

Xhoi Loca
DREJTOR EKZEKUTIV, TAKSI HI
Besuar nga marka të njohura.
Albaride me qira
Rentzo merr me qira një makinë
Taksi
Taksi Kuqezi
Fruta Masabi
Taksi
Makina me qera Kasalla
Itaxi
247 Makina me qira
Softuerët e të dhënave
Taksi
Taksi e gjelbër

Zgjidhni modulet automotive që i përshtaten nevojave tuaja.

Falas për 14 ditë, nuk nevojitet kartë krediti.

Grafikët Grafikët